Skip to content
Të Gjitha

Këshilli i PD merr vendimin: Ngre strukturë për protestat ndaj Ramës dhe përgatitet për qeverinë kalimtare

· 1 min lexim

Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike përpos nisjes ka vendosur gjithashtu që të zgjedhë strukturat drejtuese të saj.

Gjithashtu është vendosur që të ngarkohet një strukturë drejtuese për organizmin e protestave për largimin e Edi Ramës si dhe të krijojë një qeveri kalimetare, e cila do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndërsa përsa i përket stukturave si nënkryetarë të PD-së janë votëbesuar përsëri Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Në organet statutore:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Bujar Nishani

Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës: Halim Kosova

ANËTARË TË KRYESISE EX OFFICIO:

Kryetarja e LDGSH: Albana Vokshi

Kryetari i FRPD: Belind Këlliçi

Kryetar i Komisionit Zgjedhor  Jemin Gjana;

Kreu i Komisionit të Apelimit  Arben Ristani zgjidhet

Kreu i Bordit Financiar  Alfred Rushaj