Skip to content
Aktualitet

Kryente veprime të turpshme me të miturën, arrestohet 51-vjeçari në Durrës (DETAJE)

· 1 min lexim

Policia e Durrësit, ka arrestuar një 51-vjeçar i cili akuzohet se kishte kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur 8-vjeçare.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.M, 51-vjeç, pasi komshija e tij, e kishte kallëzuar në polici 51-vjeçarin për veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.10.2020, fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.