Pas kritikave të forta që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor morën nga Ambasada Amerikane, qëndrim të tillë ka mbajtur edhe Ambasada Britanike.
Britanikët shprehen të keqardhur që ndryshimet zgjedhore nga mazhoranca bëhen pa konsensusin e arritur më 5 qershor me të gjitha palët politike.
‘Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatave. Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor që janë bërë pa marrëveshjen e Këshillit Politik dhe pa përpjekje rraskapitëse për të gjetur konsensusin.’
/GazetaReforma.com/