Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndahet nga jeta kompozitori Kozma Lara

11:28 19/01/2019
Reading Time: 5 min lexim

Ikën edhe një tjetër ikonë e artit shqiptar. Kozma Lara një nga profesorët dhe akademikët më të nderuar të vendit ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 89-vjeçare. Këtë lajm e ka bërë të ditur kopozitori dhe akademiku Vasil Tole, i cili thotë:

‘Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).

Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00. I paharruar do të mbetesh profesori ynë’, shkruan Tole.

Ka shumë emra që ne sot mund t’i kemi harruar ose mund të mos t’i njohim, por Kozma Lara ka qenë

ndër figurat muzikore me përmasa kombëtare e ndërkombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX në Shqipëri, krahas një numri kompozitorësh, si:  Çesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, etj.

Po kush ishte Kozma Lara dhe cili ishte kontributi i  tij:

Kozma Lara lindi më 4 janar 1930 në Durrës.

Mësimet e para në piano, i kryen me Profesor Tonin Guraziu. Ne vitet 1946-49 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme 16 Shtatori në Durrës. Ndjek Liceu Artistik Jordan Misja në Tiranë ku dhe diplomohet në degën e pianos me Prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.

Ne vitin 1958 studion ne Konservatorin P. Iliç. Çajkovski ne Moskë (ish BRSS), ne degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem’yevich Balasanian.

Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës.

Nga viti 1964 – 1972 kontribuon si Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit ne Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Në vitet 1972-1978 Inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë Arsimit e Kulturës, Tiranë.

Deri në vitin 1979 Mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë Shkollës se Mesme të Muzikës Jan Kukuzeli, Durrës.

Nga 1979 e në vazhdim Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.

Ne 1995 e në vazhdim – në Pension. Kontribuon si Pedagog i Jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në e Universitetin e Arteve – Tiranë.

 

Krijimtaria

Vepra instrumentale Simfonike

  • Simfonia nr 1Fa Minor.
  • Tri skica simfonike për orkestër “1 2 3” 2011– Kanada.
  • Tri valle për orkestër simfonike 1972.

Suita

  • Suite orkestrale për harqe me 3 kohë 2000.
  • Suitë orkestrale për fëmijë 1975.
  • Suita për flaut e piano I 1981, II 1985, III
  • Suitë për piano e orkestër

Koncerte

 Koncert për piano e orkestër I 1966, II 1970, III 1984, IV 1986, V 1991.

  • Koncert për violinë e orkestër
  • Koncert për oboe e orkestër

Valle

  • Valle për Flaut dhe Orkestër
  • Valle tokatë (Piano)
  • Valle për kuartet harqesh
  • Valle për fagot e piano.
  • Valle e rëndë

Rapsodi

Dy rapsodi për piano e orkestër 1976,1983.

Vepra Instrumentale

Sonata

Sonata për piano I 1965 , II 1974 III 1976 , IV 1989, V 1995 VI 1998, VII 2001, – botuar 2013.

  • Sonate për violin e piano.
  • Meditim mbi një temë për piano –2002– Kanada.
  • Temë me variacione – Botim I.L.A*.
  • Album për Piano “Dite te Gëzuara“1969.
  • Cikël Pianistik
  • Capriccio Botim I.L.A*.
  • Album me pjesë Pianistike. 24Pjesë pianistike – Botim 1998B  Altas
  • Balada për Piano I, II III IV – Botim – Repertor Pedagogjik pianistik nr 1.2.3.4.5
  • Tri pjesë për piano 1978.
  • 8 Prelude për piano 2005′ – Përjetime Kanadeze.
  • Miniatura pianistike Botim i I.L.A* 1966
  • Pastorale – Botim.

Muzikë Dhome

  • Kuartete për harqe I 1989, II 1998, III 2000– In memoriam për poetin L. Poradeci
  • Dy pjesë për kanto e kuartet harqesh 1993, Fryma e fundosur, Ruaj frymën e lules tënde.  Isaku.
  • Trio për Flaut, Violonçel e Piano 1999.
  • Tre improvizime për flaut e piano 1995,
  • Meditim për violonçel dhe piano
  • Meditim mbi një këngë popullore për violonçel e piano
  • Dialog nr 1, nr 2 për flaut e violonçel
  • Skerco për flaut e piano
  • Rondo për Violonçel e Piano
  • Pjesë për violonçel e Piano I, II, III, IV.
  • Andante për flaut e piano.

Vepra Vokale

  • Cikël me pjesë korale a capella.
  • Cikël me këngë popullore të përpunuara.
  • Këngë për fëmijë në festivale .
  • Romanca Vokale (të botuara).

Muzikë Skenike

  • Opereta për fëmijë “Ditë të Gëzuara”
  • Opereta për fëmijë “ Shpendët ePyllit”
  • Baleti “Fatosi Partizan”

 

Çmimet

  • 1965 – Anëtar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe  Artistëve të Shqipërisë
  • 1985 -Dekorohet me Urdhrin” Naim Frashëri i Klasit të II”
  • 1990 -Vlerësohet me titullin “Artist i Merituar”
  • 1992-94 – President i Këshillit Kombëtar të Muzikës
  • 1995 – Titulli “Profesor” ne Akademinë e ArteveTiranë
  • 1998 – Çmimi i Karrierës Fondacioni “VELIA”
  • 2010 – Çmimi “Mirënjohje” Akademia e Arteve Tiranë (UART)
  • 2012 – I Akordohet titulli “Nderi i Qytetit të Durrësit”

* Dhjetëra çmime ndër vite (Dekadat e Majit, dhe Festivale Kombëtare).

 

Botime

  • “Analiza e veprave muzikore” për Shkollat e Mesme të Muzikës.
  • “Analiza e veprave muzikore” për Universitetin e Arteve.
  • Artikuj dhe studime për vepra apo veprimtari muzikore nder vite.
  • Simfonia nr 1 në FA MINOR (Partitura)
  • Romanca Shqiptare 1999(përzgjodhi dhe përgatiti për botim).
  • Sonata për piano dhe violinë
  • Muzike Dhome – Vepra nga kompozitorë shqiptarë 2001(përzgjodhi dhe përgatiti për botim).
  • Album me pjesë pianistike
  • Romanca Vokale
  • Sonata për piano
  • Album me 20 romanca vokale për soprano e tenor e Piano
  • Broshura me pjesë muzikore të ndryshme, ndër vite etj.

Të lidhura

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra
Bota

Greqi/ Pas dridhjeve të forta, shkollat në Evia qëndrojnë të mbyllura nesër

Evia vijon të ndjejë pasojat e aktivitetit sizmik që filloi në orët e para të së dielës, duke shkaktuar shqetësim...

20:49 18/05/2025
Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë
Kryesore

Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë

Kombëtarja shqiptare U-17 është përgatitur për debutimin e saj historik në Kampionatin Europian U-17, ku do të përballet me Portugalinë....

20:28 18/05/2025
Para

Mediat gjermane skeptike për Edi Ramën Ministër të Jashtëm: Cili është qëndrimi i tij ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra

Greqi/ Pas dridhjeve të forta, shkollat në Evia qëndrojnë të mbyllura nesër

20:49 18/05/2025
Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë

Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë

20:28 18/05/2025
Sulmi me thikë në Gjermani, publikohet foto e autorit të dyshuar

Sulmi me thikë në Gjermani, publikohet foto e autorit të dyshuar

20:08 18/05/2025
Kriza në Gaza, OKB ngre alarmin: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

Kriza në Gaza, OKB ngre alarmin: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

19:28 18/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.