Parlamenti mblidhet sot për të votuar Kodin Zgjedhor dhe për të zgjedhur organet e KQZ-së. Ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor u miratuan në fundjavë në Komisionin e Ligjeve, por nuk morën konsensus nga opozita në Këshillin Politik të reformës.
Pika 3 e rendit të ditës do të jetë votimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.Po ashtu, sot pritet të votohet edhe emri i Komsionerit Shtetëror TË Zgjedhjeve, Nënkomisioneri dhe disa komisione që do të administrojnë pricesin,
Më poshtë axhenda e firmosur nga Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi:
Seancë plenare PUBLIKE
E hënë, 5 tetor 2020, ora 10.00
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 48, datë 2.10.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është
si më poshtë vijon:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 24.09.2020
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
- Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i
Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 81, pika 2 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. (Neni 183, pika 3 i ligjit nr.
10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55, 60
dhe 111 të Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. (Neni 183, pika 4 i ligjit nr.
10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55, 60
dhe 111 të Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
2
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionit Rregullator”. (Neni 183, pika 5 i ligjit nr. 10.019, datë
29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55, 60 dhe 111 të
Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”. (Neni 183, pika 6 i ligjit
- 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55,
60 dhe 111 të Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (60’)