Numri i të infektuarve me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë vijon të rritet çdo ditë.
E para që është infektuar ka qenë këshilltarja për marrëdhëniet me publikun, Hope Hick, më pas Donald Trump me bashkëshorten Melanie, e ndërsa sot CNN raportoi se tani është prekur nga Covid-19 edhe asistenti personal i Presidentit të SHBA.
Nicholas Luna shërben si ”Bodyman” apo asistent personal i Donald Trump është infektuar gjithashtu.
Ai po ashtu e ka shoqëruar Donald Trump në udhëtimet e fundit dhe tubimet nëpër SHBA prandaj me të gjitha gjasat ai është infektuar nga këshilltarja e Trump ose vetë Presidenti.
Ndërkohë Trump në një deklaratë virtuale online qetësoi publikun duke theksuar se është mirë ndërkohë vijon kurimin në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”.
Sot mjekët e kësaj qendre deklaruan se gjendja e Trump është e stabilizuar duke shpresuar se nëse situata vijon të mbetet optimistë, Dondald Trump mund të lirohet nësër nga spitali për të vijuar procesin e shërimit nga Shtëpia e Bardhë.