Skip to content
Bota

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, rezulton pozitiv asistenti personal i Trump

· 1 min lexim

Numri i të infektuarve me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë vijon të rritet çdo ditë.

E para që është infektuar ka qenë këshilltarja për marrëdhëniet me publikun, Hope Hick, më pas Donald Trump  me bashkëshorten Melanie, e ndërsa sot CNN raportoi se tani është prekur nga Covid-19 edhe asistenti personal i Presidentit të SHBA.

Nicholas Luna shërben si ”Bodyman” apo asistent personal i Donald Trump është infektuar gjithashtu.

Ai po ashtu e ka shoqëruar Donald Trump në udhëtimet e fundit dhe tubimet nëpër SHBA prandaj me të gjitha gjasat ai është infektuar nga këshilltarja e Trump ose vetë Presidenti.

Ndërkohë Trump në një deklaratë virtuale online qetësoi publikun duke theksuar se është mirë ndërkohë vijon kurimin në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”.

Sot mjekët e kësaj qendre deklaruan se gjendja e Trump është e stabilizuar duke shpresuar se nëse situata vijon të mbetet optimistë, Dondald Trump mund të lirohet nësër nga spitali për të vijuar procesin e shërimit nga Shtëpia e Bardhë.