Prej kohësh po debatohet për vendimin lidhur me taksën ndaj produkteve serbe dhe sot Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi sërish heqjen e saj.
“Edhe një herë, i bëj thirrje Prishtinës që ta heqë taksën”, tha presidenti para gazetarëve.
Sipas tij, vetëm pasi të merret ky vendim mund t’i hapet rrugë dialogut.
“Jam i sinqertë, ndoshta edhe pak pesimist. Unë shpresoj që do të jetë një vendim i mençur që do t’i hapë rrugë bisedimeve. Thirrja ime për partnerët evropianë, të cilët kanë shumë ndikim në Prishtinë, është që të kërkojnë heqjen e taksës, sepse mendoj që është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Pa heqjen e taksës do të kemi probleme, shqiptarët dhe ne”, tha Vuçiç.