Keisi dhe dhe Arkimed Lushaj janë çifti më i përfolur në media që pas fejesës së tyre, por dyshja ka në plan edhe një dasmë që pritet ta mbajnë shumë shpejt dhe që do t’i bashkojë përgjithmonë.
Lajmin e ka dhënë vetë partnerja e Stresit në Instastory, aty ku u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve të ndjekësve të saj dhe të reperit.
Me interes për ne ka qenë pyetja se kur do të bëhen prindër, dhe Keisi me një foto papuçesh të vogla Calvin Klein ka dhënë këtë përgjigje:
“Hahah do të bëjmë dasmë njëherë, faleminderit!”
Bukuroshja ka treguar sa shumë e merr malli për të fejuarin e saj dhe sa herë takohen gjatë gjithë vitit, duke qenë se ajo jeton në SHBA.
“Dikur kur kishim marrëdhënien larg syrit të publikut dhe familjeve dhe unë isha në shkollë, normalisht takoheshim më rrallë por tani unë kaloj gjysmën e vitit andej dhe shumë shpejt do të jemi 365 ditët e vitit bashkë. Normal që më mungon, e kam botën time!”.