Rreth 100 milionë amerikanë u ulën mbrëmë përpara ekraneve për të parë dy burra duke u zënë. Po a fituan gjë?
Pesë javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti Donald Trump, 74 vjeç dhe sfidanti Joe Biden, 77 vjeç, zhvilluan debatin e parë presidencial.
Ishte një përplasje e nxehtë fjalësh. Moderatori pati vështirësi që të drejtonte një debat kaotik.
Biden ishte i ashpër kundër presidentit, duke e quajtur gënjeshtar, racist dhe kloun. Madje ai i tha ta ‘qepte’ gojën.
Trump u përgjigj: “Në 47 vite nuk ke arritur asgjë”.
90 minuta betejë balte për zyrën më të rëndësishme në botë. Dhe kush fitoi?
Shumica e amerikanëve mendojnë se debati i parë presidencial ishte stresues.
Në një sondazh të “CBS”, një shumicë e ngushtë mendon se sfidanti Joe Biden ishte fitues.
Kur u pyetën se si ndjehen pas debatit, thuajse 69% thanë se ishin bezdisur. Vetëm 31% thanë se ishin argëtuar, ndërsa 19% thanë se ishin pesimistë pas transmetimit.
Vetëm 17% e amerikanëve thanë se debati ishte informativ.
Toni i diskutimit, me të cilin Trump e ndërpreu disa herë kundërshtarin, u cilësua nga 83% si negativ.
Kur u pyetën se kush fitoi debatin, 48% thanë se atë e fitoi Biden, 41% thanë Trump, dhe rreth 10% thanë se ishte barazim.
“Ishte një triller politik që do të hyjë në historinë e debateve”,- tha Ruediger Lentz nga Instituti “Aspen”.
/Burimi: BILD/ Përshtati: GazetaReforma.com/