Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vizita e Putinit në Beograd: Çfarë duhet për stabilitetin në Ballkan

14:52 18/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje të enjten në Beograd për stabilitet në Ballkan. Kreu i Kremlinit po viziton Serbinë, një aleat kyç i Moskës në rajonin e paqëndrueshëm.

Presidenti rus Vladimir Putin u prit me ceremoni solemne në një atmosferë të ngrohtë në Beograd. Putin tha se Rusia do të mbështesë përpjekjet për të ruajtur qetësinë në rajon. “Rusia, si Serbia, është e interesuar që situata në Ballkan të mbetet e qëndrueshme dhe jo e rrezikshme,”- u tha Putin gazetarëve në një konferencë të përbashkët të shtypit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Vizita e presidentit rus u shoqërua me një manifestim të dhjetëra mijëra serbëve që parakaluan përmes kryeqytetit në një paradë nderi ndaj tij.

“Mirëseardhje President i nderuar, Putin, mik i dashur”, shkruhej në një nga pankartat e shumta nëpër qytet, ku valëviteshin flamujt rusë dhe serbë.

Parada kulmoi në kishën e madhe të Shën Savës, një nga vatrat më të mëdha të celebrimit të besimit ortodoks në Serbi.

Megjithëse Serbia aspiron të bashkohet me Bashkimin Evropian, ajo mban lidhje të ngushta historike me Rusinë, “vëllanë e madh ortodoks”, me të cilin njerëzit ndajnë gjithashtu origjinën sllave.

Lidhja emocionale me Moskën është forcuar edhe nga mbështetja e palëkundur e saj në çështjen delikate të pazgjidhur të Kosovës, e cila u shkëput pas luftës në vitin 1998-99.

Serbia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu Rusia e kundërshton atë duke përdorur fuqinë e vetos në Kombet e Bashkuara. ”Pa Rusinë dhe për shkak të fuqisë së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e qartë se nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën,”- tha Vuçiç.

Bisedimet Beograd-Prishtinë të mbështetura nga BE për normalizimin e marrëdhënieve janë paralizuar prej disa muajsh.

Putin tha se për “arritjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit, ne duhet të gjejmë kompromise dhe kur të gjenden ato duhet të respektohen”.

Para ardhjes në Serbi, Putin akuzoi Perëndimin për “destabilizimin” e Ballkanit me përpjekjet për të zgjeruar NATO-n.

Për vlerësimin e mbështetjes së Moskës lidhur me Kosovën, Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare në tregti ndaj Rusisë gjatë aneksimit të Krimesë të vitit 2014.

Në rrugët e Serbisë lexohen grafiti se: “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”.

Krahas lidhjes shpirtërore, mbështetjes politike edhe marrëdhëniet ekonomike mes Sebrisë dhe Rusisë janë gjithashtu intensive. Në kuadër të vizitës Putin tha se, “Gazprom planifikon të rrisë furnizimet e gazit në Serbi deri në vitin 2020./ DW

Të lidhura

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj
Aktualitet

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Nga Vladimir Karaj, BIRN Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan...

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje
Aktualitet

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Ndërsa Shqipëria promovohet në arenën ndërkombëtare si një destinacion i paprekur, me natyrë të virgjër dhe brigje të pastra, një...

13:51 21/07/2025
Para

Humbi gishtat gjatë protestës, Ina Nuka do të rioperohet sërish në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

13:51 21/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra, 7 janë ende aktive

13:39 21/07/2025
U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

13:24 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.