Skip to content
Aktualitet

Ulet ndjeshëm numri i shtrimeve në dy spitalet Covid, moshat e reja nuk po preken në formë të rënduar

· 2 min lexim

Lajme pozitive sa i përket shtrimeve në dy spitalet Covid në Shqipëri.

Në Spitalin Infektiv, prej ditësh, urgjencat janë në 2-3 raste në ditë, ndërkohë që daljet e personave që shërohen janë në një numër më të madh.

Gazetari Erjon Skëndaj për Neës 24, shprehet se situatë më e stabilizuar paraqitet edhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Gjithashtu, tregon se në spital nuk ka forma të rënduara të personave me moshë të re.

“Në sanatorium janë 9 raste në terapi intensive, 4 në intubim, në të gjithë spitalin rreth 90 të shtruar. Në fillim të gushtit kanë qenë 210 të shtruar. Në Spitalin Infektiv numri i shtrimeve është më i vogël.

Në spitalin e Sanatoriumit ka 2 urgjenca gjatë ditës së sotëm, dje ka pasur 9 urgjenca, 2 paradite dhe 7 pasdite. Për një javë në sanatorium nuk ka pasur shtrime të moshave të reja. Ditën e djeshme ka pasur një 40-vjeçar me komplikacione shëndetësore. Nuk ka prekje në formë të rënduar të personave në moshë të re.

90% e rasteve të diagnostikuara me COVID sipas mjekëve ekspertë marrin trajtim në shtëpi. Rastet e paraqitura në Sanatorium kanë qenë të formës së rënduar shëndetësore. Në sanatorium ngrenë alarmin se vazhdon kurimi në shtëpi dhe kur pacienti është në formë të rënduar dhe mos oksigjenimi i duhur sjell rëndim të gjendjes dhe fatalitet”, raportoi Skëndaj.

/GazetaReforma.com/