Skip to content
Aktualitet

U dënua me 14 vite burg, Arbër Çekaj apelon vendimin e Gjykatës

· 1 min lexim

Biznesmeni që u kap me 613kg kokainë në ngarkesën me banane, Arbër Çekaj, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, që e dënoi me 14 vite burg.

Prokuroria kërkoi 21 vite burg, por falë gjykimit të shkurtuar përfitoi uljen e 1/3 të dënimit.

Gjithashtu, gjykata në shkallën e parë dha vendimin edhe për anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg. Edhe Lushaj e Pezaku e kanë apeluar vendimin e dhënë nga shkalla e parë.

Gjatë gjithë seancave gjyqësore, Çekaj e ka mohuar përfshirjen në trafikun e narkotikëve.

Sipas Çekajt ai ka punuar me orë të tëra për të ngritur biznesit e tij, dhe se dënimi i tij u bë për të shpëtuar pritësit e vërtetë të kokainës, që për biznesmenin kanë lidhje edhe me segmente të caktuara të shtetit dhe të politikës në vendin tonë.

/GazetaReforma.com/