Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Durrës, ku një 39-vjeçar ka abuzuar me një 14-vjeçare.
Bëhet me dije se ngjarjen e bën edhe më tronditëse fakti që 14-vjeçarja sipas policisë është vajza e bashkëshortes së 39-vjeçarit nga martesa e parë.
Ndërkohë Policia e ka arrestuar 39-vjeçarin, i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 14-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë)”, bën me dije policia.