Një aeroplan ushtarak ukrainas që mbante studentë të shkollës së aviacionit u rrëzua dhe shpërtheu në flakë mbrëmjen e sotme ndërsa ulej, duke vrarë 22 vetë, tha shërbimi i emergjencave të vendit.
Dy persona në bord u plagosën rëndë dhe katër të tjerë u zhdukën. An-26 u rrëzua ndërsa po zbriste në aeroportin në Chuhuiv, rreth 400 kilometra (250 milje) në lindje të kryeqytetit Kiev.
Raportet thanë se aeroplani kishte një ekuipazh ushtarak dhe se shumica e atyre që ishin në bord ishin studentë në një universitet aviacioni të drejtuar nga ministria e mbrojtjes.
A Ukraine military plane crashes near Chuhuiv in Kharkiv, leaving at least 22 people dead pic.twitter.com/ewGzBBCuBr
— TRT World (@trtworld) September 25, 2020
Ende nuk ka informacione zyrtare se çfarë mund ta ketë shkaktuar rrëzimin tragjik të tij.