Një ditë pas ekzekutimit të 71-vjeçarit Lefter Zhidru, ka reaugur në mënyrë të ashpër ndaj disa mediave gruaja e tij, Floresha Zhidru.
Floresha Zhidru ka shpërthyer në akuza ndaj mediave, pasi sipas saj këto të fundit kanë shpifur për ngjarjen e djeshme. Ndër të tjera ajo i është drejtuar disa përfaqësuesve të mediave se duhet ta gjejnë drejtësinë tek shteti.
“Nuk dua t’ju shoh këtu me kamer. Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Të lutem ik nga këtu. Ik kërkoja shtetit drejtësinë. Ku e gjetët sot?! Dje (Donte që dje të vinte media) Do jepni llogari për ato që keni shpifur Do jepni llogari për ato që keni shtuar në media! Do jepni llogari! (Ngre zërin)”, ka thënë gruaja e revoltuar për mediat.