Së fundmi autoritet greke kanë vendosur se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të shkojnë në Greqi si punëtorë sezonalë.
Kështu nga e hëna e javës tjetër, do të nis edhe dorëzimi i dokumentacionit në sektorin përkatës të Emigracionit në zonën e tyre në Greqi nga fermerët grekë, që do të kërkojnë punëtorë sezonalë.
Ndërkohë siç dihet pikat kufitare do të jenë të hapura, për qyetarët që kanë dokumentacion të rregullt.
Ky lajm është bëri i ditur nga Jolio Dine, përfaqësues i PD-së në Sarandë.
“Në komunikim me deputetin Vasileios Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të kalojnë në Greqi si punetorë sezonale” shkruan ai.
Që prej fillimi i pandemisë e deri më tani, Greqia numëron 15,928 të infektuar me koronavirus si dhe 352 viktima.
Ndërkohë kanë vdekur 352 persona dhe janë konfirmuar të infektuar 15.928 persona të tjerë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë. Lajmi i mirë është se 9.989 pacientë janë shëruar totalisht nga virusi ndërsa 5.587 raste janë aktive.