Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shifrat/ Shqiptarët gjatë karantinës 3-mujore kursyen dhjetëra miliona euro…

10:00 22/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Duhet pranuar se bar-kafetë dhe restorantet në Shqipëri janë një “gllabërues” i vërtetë i parave të shqiptarëve, ose po ta marrim në anën e kundërt, këto lloj biznesesh janë gjenerues të mëdhenj të ardhurash në kohë normale.

Por “mos-shëllërja” për mbi 3 muaj të pandemisë në tavolinat e bareve dhe kafeneve (më shumë) dhe të restoranteve (më pak), u ka kursyer shqiptarëve plot 54 milionë euro që do të ishin bërë “rrush e kumbulla”.

Baret dhe restorantet qëndruan të mbyllura në pjesën dërrmuese për gati tre muaj, nga mesi i marsit deri në mesin e muajt maj, duke i detyruar shqiptarët të heqin dorë nga një ritual i përditshëm.

Teksa karantina detyroi shumëkënd që të rrinte në shtëpi, edhe shpenzimet për bare e restorante, ranë në mënyrë drastike.

Madje sipërmarrësit e këtyre bizneseve ishin ndër më të goditurit e biznesit nga pandemia, por edhe ndër të parët që u ankuan më fortë në qeveri për rihapjen e këtyre bizneseve.

Me gjuhën e shifrave

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve të aktivitetit “Bar-restorante” ra me 55% në 3-mujorin e dytë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-ës, raporton “Monitor.al”.

Në 3-mujorin e dytë 2019, ky indeks ishte rritur rreth 4% me bazë vjetore.

INSTAT raporton se, mesatarisht, aktiviteti i bareve dhe restoranteve qarkullon rreth 375-390 milionë euro në vit, sipas të ardhurave gjithsej raportuar në “Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve 2018” dhe volumit të rritjes prej rreth 4% në 2019-n.

Mesatarisht çdo 3-mujor, shqiptarët shpenzojnë në kohë normale në bare e restorante rreth 95-97 milionë euro.

Ndërsa në 3-mujorin e dytë 2020, në kulmin e karantinës rezulton të jetë shpenzuar 55% më pak, ose rreth 54 milionë euro më pak, për ritualin e përditshëm të kafesë, ose konsumit të pijeve e produkteve ushqimore nëpër restorante.

Goditja në punësim

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ndikoi negativisht dhe në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT, shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve, ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%.

Në sektorin e akomodimit ushqimor (ku përfshihen baret e restorantet) ishin të punësuar rreth 50 mijë punonjës.

Një rënie me rreth 32% e punësimit ka nxjerrë përkohësisht nga tregu i punës rreth 16 mijë persona.

Kafenetë dhe restorantet përbëjnë 16% të totalit të ndërmarrjeve në ekonomi.

Konsumi në bare e restorante

Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm .

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: kafenekarantinakursimshqiptyarë

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Shqiptarët duan të ikin në Gjermani, por... Ja sa zgjat procedura për bashkim familjar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.