Policia e Elbasanit ka arrestuar një person gjatë kontrolleve të zhvilluara në zonë pas vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës, i cili ishte përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Arrestimi i tij është kryer në fshatin Përparim, pasi personi është kapur me armë tip pistoletë pa leje.
Ndërkaq, Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera në aksin Elbasan-Broshkëme qëllim dokumentimin e vrasjes së Bujar Çelës.Ndërkohë me dhjetëra agjente lëvizin në këte segment edhe në orët e vona të natës.
Gjithashtu janë ngritur tre pika kontrolli te asistuara nga FNSH, një në afërsi të vendit ku u ekzekutua 50 vjeçari, një në hyrje të Peqinit dhe një në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.
Ekzekutimi i Çelës ndodhi më 18 shtator dhe ai u qëllua nga tre persona të veshur si police me tre lloje armësh tip pistoletë dhe mori 21 plumba në trup. Ai ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në momentin që atentatorët e kanë qëlluar me 21 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi armët kanë qenë me silenciator.
Viktima Bujar Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait të tij Talo Çelës, një nga grabitësit 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshon se ai u vra për hakmarrje.