Skip to content
Showbiz

U arrestua se u kap me armë zjarri, Fjolla Morina merr lajmin: Analizat e nxjerrin dy muajshe shtatzënë

· 2 min lexim

Menjëherë pas arrestimit sepse u kap me dy pistoleta me vete në doganën e Morinës, këngëtarja Fjolla Morina është ndjerë keq dhe është dërguar me Urgjencë në Spitalin e Kukësit.

Ndërkohë paraditen e sotme, këngëtarja kosovare ka marrë lajmin nga paraburgimi se analizat e kanë nxjerrë dy muajshe shtatzënë.

Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit,ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është në pritje të një fëmije.

Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina.

Kujtojmë se 34-vjeçarja do të dalë nesër në Gjykatë ku do të njihet edhe me masën e saj të sigurisë.

Ajo u arrestua para dy ditëve në pikën kufitare të Morinës, bashkë me biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e saj, Fitim Muji, të cilët janë shprehur para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.

Vetë këngëtarja ka deklaruar se arma ishte e saja dhe se e kishte dhuratë nga një mik që nuk i jetonte më.