Skip to content
Aktualitet

Pogradec/ Mbyllet fasoneria, 3 punonjëse dalin pozitive me COVID-19, infektohen edhe dy…

· 1 min lexim

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent në sektorin e fasonerisë, ku shumë ndërmarrje në të gjithë vendin shpesh shfaqen si vatra aktive infeksioni.

Një fasoneri është mbyllur sot në Pogradec pasi tre punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Punonjëset janë karantinuar kurse janë marrë tamponët dhe kontakteve të afërta.

Po ashtu, dhe dy infermiere që punonin në fshatra janë infektuar me COVID-19, ndërkohë janë zëvendësuar nga dy kolege të tjera.

Sa i përket sistemit arsimor, një nxënës ka rezultuar pozitiv së fundi në Pogradec me COVID-19, por nuk bëhet me dije se në cilën shkollë.

/ GazetaReforma.com/