Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Gropa’ ekonomike që sollën 2 muajt e karantinës në Shqipëri…

10:40 21/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Mbyllja me detyrim e popullatës nëpër shtëpi, me mendimin se do të shpëtoheshin nga një virus i panjohur deri atëherë, ka shkaktuar pasoja të rënda në ekonominë jo vetëm të Shqipërisë, por të shumë vendeve të botës.

Ky ishte një izolim që solli pasoja fatale, ku më shumë e ku më pak, në gjithë ekonominë globale, e cila pritet të tkurret këtë vit me rreth 4.5%, sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare.

Më i fortë ishte ndikimi në Europë, ku në 3-mujorin e dytë, PBB-ja e rregulluar sezonalisht u ul me 14.7% në zonën euro dhe me 13.9% në Bashkimin Europian, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Eurostat.

Kjo ishte deri tani rënia më e madhe që nga që nga fillimi i serive kohore në 1995.

Në Shqipëri, të dhënat për prodhimin e brendshëm bruto (PBB) pritet të publikohen në fund të shtatorit, por shifrat paraprake tregojnë për një efekt të fortë të karantinës, sidomos në shërbime (me rënie me më shumë se 50% në disa aktivitete), industri, tregti me pakicë, eksporte.

Të gjitha këto kanë detyruar bizneset të shkurtojnë personelin nga puna, ose të vegjlit të mbyllin aktivitetet.

Në rezultante, kjo situatë ka dhënë ndikim të fortë negativ edhe në të ardhurat buxhetore, duke detyruar rritjen e borxheve në nivele historike. I vetmi që vazhdoi i pa shqetësuar ishte ndërtimi.

“Monitor” ka bërë një bilanc të efekteve të karantinës në pjesën e parë të vitit, bazuar në treguesit zyrtarë.

Karantina nxori 50 mijë të papunë

Të dhënat  e INSTAT , si ato administrative, ashtu dhe të Anketës tregojnë se mesatarisht 49-50 mijë persona kanë humbur vendet e punës në 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me fundin e 2019-s. Kjo përbën rreth 6% të totalit të të punësuarve në vend.

Pjesa më e madhe e tyre ishin nga bizneset e vogla, që po rezultojnë më të brishtë ndaj krizës, ndërsa subjektet e mëdha rikuperuan me shpejtësi në qershor forcën punëtore, pas shkurtimeve drastike në prill e maj. 30% e atyre që dolën të papunë ishin të rinj, të moshës deri në 29 vjeç.

Shërbimet më të goditurat:  Aktiviteti i hoteleve (indeksi i shitjeve neto në volum) u tkurr me 63% në tremujorin e dytë me bazë vjetore; baret e restorantet me 55%; agjencitë e udhëtimit me rreth 86%; transporti me rreth 40%. Më e lehtë ishte rënia në tregtinë me shumicë e pakicë, me -5.8% dhe informacioni dhe komunikacioni, -5.9%.

Të gjithë këto aktivitete, sipas të dhënave të tjera të INSTAT përbëjnë mbi 20% të prodhimit të brendshëm bruto (shih në fund grafikun e strukturës së PBB-së). Aktiviteti i akomodimit dhe shërbimit ushqimor (bare e restorante e hotele) kanë gjithsej rreth 50 mijë të punësuar (shih grafikun e punësimit sipas sektorëve).  Në transport punojnë rreth 14 mijë persona.

Nga prodhimi, e pëson industria, vetëm ndërtimi me rritje: Në sektorin e prodhimit, më e goditura ishte industria, me rënie të indeksit të shitjeve në volum me -20.5%, sipas INSTAT. Energjia elektrike, Gaz, Avull ra me 18%.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve u tkurr me 27%. i vetmi sektor që e shfrytëzoi karantinën ishte ndërtimi. Indeksi i shitjeve neto në volum në ndërtim shënoi rritje 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ndërtimi kontribuon në rreth 9% të PBB-së, ndërsa industria në total me 10.5%, ku peshën kryesore e zë ajo përpunuese, me rreth 6.2%. në ndërtim punojnë rreth 45 mijë persona, ndërsa në industrinë përpunuese mbi 100 mijë (gjysma e tyre në tekstile e këpucë).

Tregtia me pakicë, e pësojnë më shumë veshjet dhe botimet: Tregtia me pakicë në periudhën e karantinës u përqendrua vetëm në blerjen e produkteve të domosdoshme (ushqime, detergjentë etj) dhe në pajisjet kompjuterike, teksa një pjesë e madhe punuan nga shtëpia.

INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë, Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë ulur 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në prill, psh, shitjet e veshjeve e këpucëve ranë me mbi 87%, të libra, gazeta, artikuj shkollorë me gati 70%, të produkteve të tjera me mbi 30%.

Këto aktivitete filluan rikuperimin në qershor, pas përfundimit të karantinës. Tregtia me pakicë është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend, me rreth 70 mijë persona, kryesisht të vetëpunësuar që kanë hapur dyqane të ndryshme tregtimi.

Eksportet , rënia më e madhe te tekstilet e këpucët: Karantina europiane godititi ndjeshëm eksportuesit, sidomos tekstilet e këpucët, që janë të lidhur ngushtë me Italinë. Dy eksportues të tjerë të mëdhenj, nxjerrësi i naftës Bankës Petroleum dhe përpunuesi i çelikut, Kurum, u detyruan të ndërpresin përkohësisht aktivitetin.

Në prill e maj tkurrja ishte mbi 30% dhe më pas ritmet e rënies u ngadalësuan, por vijojnë  të jenë negative. Për 8 mujorin, eksportet janë tkurrur me  11.6%. tekstilet dhe këpucët kanë ndikuar në gjysmën e rënies (ky sektor është një ndër punëdhënësit më ë mëdhenj në vend, me mbi 55 mijë të punësuar).

Me rritje ishin vetëm ushqimet, teksa bujqësia ka rezultuar më pak e prekura nga karantina dhe makineritë e pjesët e këmbimit, pasi fabrikat që montojnë pjesë elektrike për industrinë automotive iu rikthyen shpejt prodhimit.

Në kahun tjetër shpenzimet janë rritur me 4.3% për të financuar rindërtimin dhe dy paketat mbështetëse për të punësuarit. Si rrjedhojë, deficiti buxhetor (borxhet që merren për të mbuluar diferencën mes shpenzimeve dhe të ardhurave) u rrit në  420 milionë euro për 8 mujorin, niveli më i lartë nga 2013-a.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: ekonomiakarantinakriza

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Sërish radhë, dhjetëra qytetarë bllokohen në doganën e Kapshticës (ARSYEJA)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.