Në Stamboll është testuar me sukses, makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur Cezeri.
Ka qenë vetë kompania prodhuese e makinës fluturuese Bayakar që ka njoftuar se Cezeri i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra në testet prototip të fluturimit.
“Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani.
Më tej Bayraktar tha se do të nevojiten rreth 10-15 vite që Cezeri të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vite për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.