E kanë telefonuar me një numër të panjohur dhe i kanë komunikuar se kishte rezultuar pozitive me koronavirus…
Kështu ka rrëfyer sot aktorja e njohur Ema Andrea, për të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi ka qenë mjaftë e shqetësuar dhe e revoltuar pas një telefonate anonime.
Andrea ka treguar se është telefonuar nga një person, i cili i ka komunikuar asaj pas receptorit se, kishte dalë pozitive me COVID-19 dhe se nuk duhet të lëvizë nga shtëpia, pasi ambulanca është nisur në drejtim të saj.
Aktorja shprehet se, telefonata është bërë me numër privat, dhe se vajza që ia ka komunikuar lajmin, i ka thënë se, virusin e ka marrë pasi ka qenë në një shfaqje, duke pretenduar se është pjesë e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.
Aktorja është shprehur e indinjuar nga kjo telefonatë, dhe tregon se, e ka shumë të kollajtë t’ja gjejë numrin kushdo që e ka telefonuar.
Postimi i aktores Ema Andrea në rrjetin social:
“Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj “Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet? Po sikur te isha semure vertet? A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?
A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene? Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?! Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe! Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik”.
/GazetaReforma.com/