Ditën e djeshme ministrja e Financave Anila Denaj dhe deputeti Fidel Ylli u mblodhën në një konferencë për të diskutuar mbi kërkesat e klubeve nga Liga Profesioniste.
Në lidhje me këtë konferencë ka reaguar ditën e sotme Liga Profesioniste nëpërmjet sekretarit, Dritan Kadia, i cili me anë të një letre zyrtare ne Facebook shkruan se e ndoqi me vëmendje konferencën dhe priste më shumë mbështetje, duke shtuar se nuk mori përgjigje për 4 pyetje.
Gjithashtu më tej ai shkruan se kërkohet një takim me kryeministrin për 4 kërkesat që kanë klubet e futbollit, të cilat kanë bojkotuar kampionatin.