Mes një grupi të madh prej 26 femrash nga Europa Lindore që kërcenin në tub dhe jo vetëm, të kamufluara si “balerina”, por që kryenin edhe shërbime “speciale” kundrejt pagesë, janë kapur edhe 7 vajza shqiptare.
Policia maqedonase ka arrestuar shtatë “valltare” nga Shqipëria në një lokal në rrugën Tetovë-Shkup, në Maqedoninë e Veriut.
Operacioni u zhvillua gjatë natës së mbrëmshme dhe përfundoi në orën 2 të mëngjesit së dielës.
26 gra, shumica të huaja ishin të punësuara në këtë lokal si “valltare”: Vetëm dy nga Maqedonia e Veriut, pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, shtatë nga Shqipëria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se “valltaret” janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A (28) nga fshati Radushë, është gjetur një thikë.
Pronari i objektit, me inicialet M.A. 68 vjeç, është thirrur në stacionin policor në Tetovë.
/GazetaReforma.com/