Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ”5 Maji” në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se personi plagosur, i përket seksit mashkull rreth 30 vjeç ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e të plagosurit apo të autorit të ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.