Skip to content
Aktualitet

Ishin marrë me prostitucion dhe drogë, u troket OFL-ja në ‘derë të shtëpisë’ (EMRAT)

· 2 min lexim

Operacioni Forca e Ligjit (OFL), ka ‘zbarkuar’ ditën e sotme në Vlorë, ku i ka kërkuar burimet e pasurisë tre të dënuarve për trafikim droge dhe prostitucion.

Në kuadër të Ligjit Special, Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar deklarimin e burimit të pasurisë tre eksponentëve me precedentë kriminalë:

Elton Bushi alias Adriatik Canaj, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Vasil (Agim) Çobo, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Klodjan Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.