Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit.
Mësohet se një 19-vjeçar me inciale S.B., është mbytur pasditen e sotme në rezervuarin e Novosejës. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se i riu ishte futur të lahej në rezervuarin e Novosejës, por nuk ka dalë më gjallë që aty.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.