Skip to content
Të Gjitha

Mbytet në Kukës një 19-vjeçar, ishte futur për t’u larë në rezervuar

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme  në qytetin e Kukësit.

Mësohet se një 19-vjeçar me inciale S.B., është mbytur pasditen e sotme në rezervuarin e Novosejës. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se i riu ishte futur të lahej në rezervuarin e Novosejës, por nuk ka dalë më gjallë që aty.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Kukës
Në fshatin Novosej, në rezervuar, dyshohet se është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç. Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.