Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi.
Mësohet se pacienti që humbi jetën duke u hedhur nga katit i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi është Hasan Miri 65-vjeç.
Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se viktima Miri, vetë nuk ishte një personazh i njohur për publikun shqiptar, por dhëndrri i tij, po.
Bëhet fjalë për ish-deputetin socialist, Gjetan Gjetani i cili u zgjodh nga PS në 2017, por më pas kaloi me LSI.
Vjehrri i Gjetanit, Miri ishte nga Kruja, kishte dy ditë i shtruar, dhe ishte në gjendje të rëndë jo i intubuar, por në gjendje të rënduar psikologjike.