Skip to content
Aktualitet

I pa siguruar me mjetet e punës, pamjet kur punonjësi i Bashkisë së Beratit rrëzohet për vdekje nga pema

· 1 min lexim

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Berat, ku punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë e qytetit, 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj u rrëzua për vdekje teksa po priste një pemë pranë bregut të lumit Osum.

Mediat kanë publikuar pamjet nga momenti i rëndë kur 46-vjeçari Metkaj, i pasiguruar me litarë, humbet ekuilibrin dhe bie nga lartësia e madhe duke humbur kështu jetën.

Në video shihet se si në një moment gjysma e pemës rrëzohet duke humbur edhe ekuilibrin e 46-vjeçarit që  ishte pa mjetet e duhura dhe pa masat mbrojtëse.

Në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar ditën e sotme 31-vjeçari Karafil Bregu, inxhinier pyjesh në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi.

Bëhet me dije se opunonjësi i Bashkisë u rrëzua nga pema rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”.