Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi të madhe në institucione, biznese familje e jo vetëm në vendin tonë.
Dosja.al ka mësuar se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë dy punonjës të një banke të nivelit të dytë në Kuçovë.Mësohet se të infektuarit janë drejtori, bashkëshortja e tij dhe arkëtarja të cilët kishin qenë në karantinë prej ditësh, pas regjistrimit të rastit të parë me COVID-19 në këtë filial i cili do të mbyllet për një javë.
Gjithashtu janë konfirmuar me COVID-19 edhe një çift bashkëshortësh, të cilët kanë një byrektore në mes të tregut të madh. Tregtarët e tjerë janë alarmuar dhe kanë kërkuar të kryejnë tamponin.
Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publik ka kryer dezinfektimin e gjithë tregut duke mbyllur aktivitetin e tij për një javë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacintë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse dhe janë konfirmuar pozitive 155 raste.