Skip to content
Të Gjitha

Humb jetën një paciente në Durrës! Procedohen penalisht dy mjekë, ja për çfarë akuzohen

· 2 min lexim

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy  mjekë urgjence pranë qendrës shëndetësore Shijak  pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur një pacienteje.

Mësohet se në rrethana ende të të paqarta një shtetase me iniciale M.K 36-vjeç ka humbur jetën, pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak. Policia ka proceduar në gjendje të lirë mjekun e urgjencës shtetasin me iniciale M.S 49-vjeç dhe mjeken e familjes shtetasen O.S 27-vjeçe.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.