Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi u merr jetën 13 personave në Kosovë, shënohen mbi 150 raste të reja në 24 orët e fundit

· 1 min lexim

Në përditësimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, thuhet de ditën e sotme  se 13 persona kanë humbur jeten dhe janë regjistruar mbi 150 raste të reja pozitive me koronavirus.Nga  471 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren kanë rezultuar 158 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 438 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12.006.