Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Duzhë, Gramsh.
Mësohet se në rezervuarin e fshatit Duzhë është gjetur i mbytur shtetasi me iniciale V.L 40 vjeç banues në këtë fshat, me probleme mendore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes edhe pse në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç, banues në fshatin Duzhë , Gramsh, me probleme mendore.Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.