Skip to content
Rajoni

EMRI/ Zhduket pa lënë gjurmë shqiptarja në Greqi

· 1 min lexim

KRETË

Një 27-vjeçare shqiptare ka humbur kontaktet me bashkëshortin dhe për rrjedhojë edhe gjurmët në Greqi.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria bën me dije se , Antonia Nikolla, me banim në Profit Ilia të Iraklion në Kretë, ka humbur kontaktet prej më shumë se 1 jave.

Nikolla tregon se ka biseduar me bashkëshortin për herë të fundit më datë 12 gusht.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve, që për çdo informacion për vendndodhjen e 27-vjeçares, të kontaktojnë në numrin e telefonit 1065.

Postimi i plotë

Greqi / ALARM : Zhduket shqiptarja 27 – vjeçare

Më 12 gusht humb gjurmët 27-vjeçarja Antonia Nikolla nga Profit Ilia të Iraklios në Kretë. Kontakti i fundit ku ka folur me te shoqin ne telefon të kësaj dite ishte 12 Gusht.

Shqiptarët në Greqi jane te lutur per cdo informacion te informojne me nr telefoni 1065