Skip to content
Të Gjitha

Mbytet në plazhin e Durrësit një 65-vjeçar, ende nuk dihet identiteti i tij

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit në lagjen nr.13z

Mësohet se rreth ores 13:45 në lagjen nr.13 në Durrës është gjetur i mbytur në det një shtetas i seksit mashkull rreth të 65 vjeç ende i paidentifikuar.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë 
“Më datë 19.08.2020, rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.