TIRANË
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në kryeqytet.
Një 38-vjeçar me inicialet A.B është gjetur pa shenja jete në një pallat në ndërtim në zonën e Medresesë në Tiranë.
Policia ka deklaruar se shkak i vdekjes së punëtorit është fakti se atë e ka zënë korrenti teksa punonte.
Në kryeqytet, por jo vetëm, janë të shumta rastet kur punëtorët, sidomos ata në ndërtim, humbin jetën në vendet e punës.
Ky fakt i dedikohet shpesh herë edhe kushteve të këqija ku punohet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike .