Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi në burgun e Peqinit, infektohen 10 punonjës mes tyre shefi i regjimit të brendshëm

· 1 min lexim

Përhapja e koronavirusit në institucionet shtetërore në vend nuk ka të ndalur.

Këtë herë në burgun e Peqinit,  përveç 10 punonjësve të konfirmuar më parë me COVID-19 ditën e sotme ka rezultuar pozitiv edhe shefi i regjimit të Brendshëm.Mësohet se të infektuarit, kishin simptoma prej ditësh, ndërsa vetëm sot, kanë marrë përgjigjen pozitive të testit.

Ndërkohë një pjesë e madhe e të burgosurve dhe punonjësve janë izoluar dhe presin që të bëjnë tamponin personat e afërt që kanë patur kontakt me të infektuarit.Një pjesë e madhe e stafit të punonjësve të burgut të Peqinit janë futur në karantinë.

Kujtojmë se sot u raportua për dy humbje jete nga Covid-19 duke e çuar në 232 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë. Dhe u raportua për 155 raste të reja, rekordi më i ri që nga fillimi i pandemisë.