Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar në Patos, policia në kërkim të autorëve
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Patos,FIER.
Mësohet se rreth orës 19:00 në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar me iniciale K.S në Patos. 31-vjeçari është dërguar në spitalin Rajonal të Fierit.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit\ve.
Njoftimi i policisë:
Patos, Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos.
31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve