Skip to content
Të Gjitha

Ndëshkohen dy subjekte në Mamurras, në mënyrë të përsëritur organizonin dasma në kohë pandemie

· 2 min lexim

Policia e Lezhës vijon kontrollet në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Për këtë policia ka ndëshkuar dy subjekte në Mamurras me nga1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ,në mënyrë të përsëritur.

Nërkohë policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Njoftimi i policisë :

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen 2 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me  1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ,në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy subjekte  në të cilët organizoheshin ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë  administrative 1.000.000  lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, dy  subjekte në Mamurras, me administratorë shtetasit E.K.,dhe F.M.,pasi janë konstatuar duke organizuar ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Lezhës do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.