Ka rënë në prangat e policisë Bulqizë një 37-vjeçar pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.
Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi me iniciale H.M. ka përndjekur në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj një 27-vjeçare.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të metejshme.
Njoftimi i policisë:
“Përndiqte në mënyrë të përsëritur një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 27-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të metejshme”