TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ku mbrohet ideja se kriza në Kakavijë mund të parandalohej, por se shteti u kap i papërgatitur.
Meta thotë se shteti ynë u kap tërësisht i papërgatitur për t’i shërbyer popullit të tij, edhe në një pikë doganore me rëndësi siç është Kakavija.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
KAKAVIJA, KRIZA QË MUND TË PARANDALOHEJ! Nga Artan Hoxha: Dihet që edhe në kohë normale kthimi në Greqi në këto ditë të gushtit krijon radhë. Aq më shumë në këto kohë pandemie ishte i parashikueshëm krijimi i superradhës.
Lidhur me rregullat e lëvizjes në kushtet e COVID-19, institucionet janë më të mirëinformuarat e më të parainformuarat. Ndaj prej tyre kërkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, më pasnderhyrje lehtësuese e zgjidhëse.
Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme.
Mezi i shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë.