Skip to content
Të Gjitha

Vetëizolim dhe këshillim me mjekun e familjes nëse keni shenjat e Covid-19, humbin jetën 3 pacientë

· 2 min lexim

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitië me COVID-19 dhe 120 qytetarë të tjerë dhe kanë humbur jetën dhe 3 pacientë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 pacientë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve përkatësisht 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçare nga Elbasani.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.Ndërkohë mjekët u bëjnë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)

Testime totale            50427

Raste pozitive              7380

Raste të shëruara         3794

Raste Aktive                3358

Humbje jete             228

(Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1795

Durrës                   434

Shkodër                285

Fier                       146

Lezhë                    126

Korçë                    126

Vlorë                     125

Kukës                    102

Elbasan                  94

Berat                      57

Gjirokastër             34

Dibër                     34