Skip to content
Të Gjitha

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, policia shkon në vendngjarje

· 1 min lexim

Është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme një person në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Ali Demi” pranë skelës. Sipas informacioneve paraprake i plagosuri është qëlluar me qytën e pistoletës. Pastaj është qëlluar edhe me armë. Njëri prej personave ka tentuar të përdorë thikë, por e ka hedhur poshtë mjetit ku është vendosur shiriti policor.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.