Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa foto teksa forcat e ushtrisë shpërndajnë ndihma për shtetasit shqiptarë që kanë mbetur prej ditësh në rradhën e gjatë 20 km në doganën e Kakavijës.
Xhaçka shkruan se si në çdo situatë tjetër shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre, pasi operacionit për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që janë bllokuar në rradhë iu janë bashkuar edhe bizneset lokale në Gjirokastër.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në një dalje për mediat ministrja Xhaçkapërsëriti thirrjen që qytetarët shqiptarë të bllokuar në kufirin Grek të rikthehen në shtëpi, në banesat e tyre .Xhaçka tha se është biseduar me palën greke dhe se janë duke u ndjekur procedura të zakonshme, njësoj siç bëjnë me çdo shtet tjetër.
Postimi i Xhaçkës:
Si në çdo situatë të vështirë, edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre.
Operacionit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në #Kakavijë, i janë bashkuar edhe bizneset e mëdha në #Gjirokastër që prodhojnë apo tregtojnë produkte ushqimore.
#ShqipëriSolidare🇦🇱
https://www.facebook.com/501465083222550/posts/3141353285900370/