VLORË
Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin e Vlorës, duke shkaktuar një trafik të rënduar në këtë zonë.
Në qytetin jugor bregdetar,që prej ditës së sotme, makinat janë bllokuar në trafik herë pas here.
Qytetarët shkojnë në jug për pushime në këtë kohë të nxehtë, duke bërë që situata të jetë kaotike.
Zona ku ka më shumë trafik automjetesh është ajo që lidh Skelën me Lungomaren.
Në terren janë edhe forcat e policisë. Edhe pse është folur shpesh për problematikat që shoqërojnë turizmin tonë, ato vazhdojnë të jenë evidente.
Zona e Vlorës është ndër më të preferuarat nga turistët, madje edhe ata të huaj, ndërsa trafiku dhe shërbimi që ofrohet lë shpesh herë për të dëshiruar.