ZVICËR
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar, pas një rasti të konfirmuar se krahët e pulave të importuara nga Brazili janë me koronavirus.
OBSH shprehet se nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë se Covid-19 transmetohet përmes ushqimit.
“Nuk ka prova se ushqimi ose zinxhiri ushqimor po merr pjesë në transmetimin e këtij virusi. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga ushqimi, ose nga paketimi, nga përpunimi ose shpërndarja e tij. Ushqimi është shumë i rëndësishëm.”– u shpreh Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH.
Së paku 3 qytete në Kinë kanë raportuar prezencën e virusit në sipërfaqen e ushimit të ngrirë. Kështu, u ngrit problemi se Covid-19 mund të përhapet sërish me shpejtësi, duke sjellë një valë të re të rrezikshme.
Por zyrtarët e OBSH-së u shprehën se autoritetet shëndetësore kineze kanë testuar disa mijëra mostra të ushqimit të ngrirë dhe shumë pak teste kanë dalë pozitiv.
Po ashtu, OBSH tha se edhe nëse ushqimi del pozitiv (gjë për të cilën nuk ka prova), ai mund të vritet përpara se ushqimi të konsumohet.
Nëse virusi është në të vërtetë tek ushqimi dhe ne nuk e dimë si është futur ky virus, ndërsa dikush ka konsumuar një produkt ushqimor, viruset mund të vriten kur mishi zihet, apo çdo lloj ushqimi tjetër që përgatitet. Njerëzit tashmë janë mjaft të frikësuar nga pandemia. Është e rëndësishme që ne të gjurmojmë zbulimet si këto dhe është e rëndësishme që të mos i fshehim provat kur t’i zbulojmë. Po ashtu është e rëndësishme që njerëzit ta vazhdojnë jetën pa frikë.”- tha Ryan.
Bota ka afër 8 muaj që po përballet me pandeminë e rrezikshme të Covid-19. Edhe pse kanë kaluar kaq kohë, koronavirusi vazhdon të jetë kërcënim i madh për botën.