Skip to content
Të Gjitha

Nuk fitoi betejën me koronavirusin, ndërron jetë efektivi i policisë në Shkodër

· 1 min lexim

SHKODËR

Ka humbur jetën nga koronavirusi një efektiv i policisë në Shkodër.

Bëhet me dije se Safet Morina, me detyrë përgjegjës i qarkullimit Rrugor në Policinë e Shkodrës, nuk ka fituar dot betejën me Covid-19.

Morina ishte në spital i intubuar, ndërsa nuk ia ka dalë dot që të fitojë betejën me virusin.

Lajmi u konfirmua edhe në rrjetet sociale, nga kolegë dhe të afërm të tij.

“I paharruar do të jesh për ne shok, koleg Safet Morina. Zoti të pastë pranë tij”, shkruajnë policët e tjerë për të.

Safet Morina ishte në detyrën e përgjegjësit të qarkullimit të Policisë së Shkodrës prej vitesh. Ai ishte babai i katër vajzave.